skip to Main Content

Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki ngrihet dhe funksionon si njësi e posaçme brenda strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në nivel bashkie dhe ka për detyrë, në mënyrë të posaçme, parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijës në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje. Punonjësit e njësisë për mbrojtjen e fëmijës, përfshirë drejtuesin e saj, janë punonjës për mbrojtjen e fëmijës, me formim punonjës socialë.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve është përgjegjës dhe ka për detyrë:
  • Të mbeshtese PMF ne NJA per menaxhimin e rasteve te femijeve ne nevoje per mbrojtje
  • Të hedhë informacionin për fëmijet në nevojë për mbrojtje, masat e mbrojtjes dhe planet individuale
  • Të mbikqyrë mbarvajtjen dhe progresin e fëmijëve në nevoje për mbrojtje në NJA të bashkisë për të cilin është marrë mase mbrojtje ose është hartuar PIM
  • Ti raportojë periodikisht ASHDMF të dhënat statistikore që ka përpunuar për fëmijët në nevojë për mbrojtje
  • Të identifikoje të gjithe aktorët dhe ofruesit e shërbimeve publike dhe jo publike në territorin e bashkisë
  • Të koordinoje funksionimin e GTN në nivel bashkie dhe NJA
  • Organizon takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijës
  • Shërben si qendër informacioni.
Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve në Njësinë administrative të bashkisë

PMF në njësitë administrative të bashkive,  janë pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit dhe kryejnë vetëm detyra që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve. PMF ka për detyrë:

  • Te identifikoje ne menyre proactive rastet e femijeve ne rrezik
  • Të bëjë vlerësimin e nivelit të rrezikut të fëmijëve në nevoje për mbrojtje
  • Të kerkojë mbledhjen e grupit multidiplinar
  • Të monitorojë mbarevajtjen e zbatimit të Masës së Mbrojtjes, progresin e zhvillimit të fëmijës për të cilin është vendosur Masa e Mbrojtjes.
  • Të propozojë ndryshimin apo heqjen e Masës së Mbrojtjes dhe/ose ndryshimin apo përfundimin e PIM
  • Të lehtësojë dhe të mbështesë fëmijën dhe /ose familjen e fëmijës në përmbushjen e PIM